Mediat kroate: Vuçiç ka baba shqiptar, Musliu: Ia njihja nënën, por nuk jam babai

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka baba shqiptar.

Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe është gazetari shqiptar, Fahri Musliu.

Portali Dnevno.hr ka postuar edhe një fotografi, për të treguar ngjashmërinë që kanë mes njëri-tjetrit Musliu dhe Vuçiç.

Ndërkaq, në një libër të titulluar “Vuajtjet e Hagës” të autorit Ljubisa Petkoviç , ish-nënkryetar i Partisë Radikale Serbe thuhet se Musliu ka punuar në një televizion me nënën e Vuçiç, në RTS.

Lidhur me këtë shkrim ka reaguar Fahri Musliu, i cili i ka quajtur deklaratat si spekullative.

Ai ka thënë se ia ka njohur nënën Vuçiçit, pasi e ka patur kolege, por se nuk është babai i Aleksandër Vuçiç.

Musliu i ka thënë një gazetari të Express, se nënën e Vuçiçit e ka patur kolege për disa kohë dhe nuk ka patur kurrë asgjë më tepër se kaq me nënën e kryeministrit aktual të Serbisë./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button