Braçe: Serbët kanë frikë nga vetja!

“Serbët kanë frikë nga vetja”. Me anë të këtij mesazhi e ka nisur postimin e radhës deputeti i PS, Erjon Braçe, i cili ka parashtruar një sërë pyetjesh. Ja se çfarë ka shkruar ai në rrjetin social Facebook:”Ju kam thënë; Serbët kanë frikë nga vetja!!

Kanë rrethuar Ambasadën Shqiptare në Beograd, sepse kanë frikë nga gangsterët e tyre; nuk i kontrollojnë dot, madje ata ju imponohen!!

Në anën tjetër; E duan një ngjarje pranë Ambasadës sonë, duan një shkak për të na thënë: E SHIHNI, S’KA SIGURI PER JU NE BEOGRAD!!

Por përse kanë frikë serbët?

Prej të martës është shumë e qartë dhe përgjigjja: Kanë një strukturë valide, llumi i llumit të Beogradit, e gatshme për të mbështetur politikisht ekstremistët në pushtet, por e gatshme edhe për ti shërbyer sa herë e thërrasin ekstremistët në pushtet!!

E kanë ushqyer, e kanë rritur, e kanë fuqizuar, e kanë vënë të vrasë në luftra por e kanë vënë të vrasë edhe mes tyre, e kanë mbrojtur, janë në borxh tek ajo. Tani ju ka dalë jashtë kontrolli!!

Kur Serbia zyrtare flet për destabilitet e ka shumë të qartë që nuk do të sulmohet nga Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s.

Jo!

Serbia zyrtare ka frikë se do të sulmohet nga kjo strukturë kriminale që e ka krijuar vetë por që nuk kupton dot politikisht, madje as kur politikën ua shpjegon vetë Serbia zyrtare.

Ata mendojnë vetëm kriminalisht!! Kjo është frika e Nikolic, Vucic, Dacic dhe çdokujt në Serbinë zyrtare sot!!”, përfundon reagimin ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button