Duka: Shaqiri, Behrami etj, kanë të drejtë të luajnë me Zvicrën, por nuk kanë të drejtë të na shiten si atdhetarë

Në emisionin “Jamais Vu” me Mustafa Nanon, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ai risolli të gjithë episodin e ngjarjeve të asaj dite.

Ajo që Duka veçon, është fakti se serbët nuk kanë fobi shqiptarët, por simbolet kombëtare të tyre.

Për shqiptarët që luajnë me kombëtaren e Zvicërës, Duka u shpreh:

“Xhaka, Shaqiri, Berhami. Janë tre futbollistë shumë të mirë me kualitet. Kanë zgjedhur të mos përfaqësojnë kombëtaren shqiptare, por një kombëtare tjetër. Unë e respektoj zgjedhjen e tyre. Realisht nuk do ta bëja kurrë një zgjedhje të tillë vetë edhe pse nuk jam ndonjë nacionalist i thekur. Por nëse do ta bëja do të isha shumë i sinqertë. Ka dhe raste të tjera që kanë bërë të njëjtën gjë. Të tre këta janë pothuajse të rritur në Zvicër dhe jo në Kosovë. Kemi raste të tjera që kanë lindur në Tiranë dhe janë rritur në Tiranë dhe luajnë për grekun. Por ama kanë qenë të sinqertë, e kanë pranuar atë që kanë bërë, nuk kanë luajtur me dy porta. Këta jo jam shqiptar, te këpuca flamurin shqiptar, këtej me fanellë zvicre, luan kundër Shqipërisë. Kjo më duket hipokrizi.Për këtë, në atë kohë i kam dënuar, por unë uroj që të harrohet dhe ata të kenë suksese në futboll. Në atë kohë ka pas dhe debat mediatik, nisi nga një deklaratë e Xhakës që nëse do ti shënojë Shqipërisë do festojë apo jo. Dhe unë i kam thënë Xhakës që duhet ti vijë turp që ti shënojë gjakut të gjyshërve të tij. Tani ka qenë dhe pak futboll, kemi qenë pak para ndeshjes dhe destabilizimi i tyre në fushë më interesonte shumë. Të tre janë futbollistë të mirë, por më i mirë është Berhami”, u shpreh Duka.

Lajme të ngjashme

Back to top button