Thirrje raciste në takimin Crvena Zvezda-Galatasaray: Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë (VIDEO)

Urrejtja serbe ndaj shqiptarëve tashmë po kalon kufinjtë e të kuptueshmës. 16 mijë tifozë serb kanë thirrur njëzëri sllogane raciste anti-shqiptare, këtë herë në përballjen basketbolliste mes skuadrës serbe Crvena Zvezda fhe turqve të Galatasaray që u zhvilluar të mërkurën në Beograd, transmeton Portali Albeu.com.

Në takimin që u fitua nga vendasit, tifozeria serbe gjatë gjithë ndeshjes kanë bërtitur “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji” (Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë) dhe “Ko ne skaçe, taj je Šiptar” (Kush s’kërcën, është shqiptar).

Në videon e mësipërme përveç thirrjeve raciste shihet edhe motra e Charles Jenkins, basketbollistit amerikan të Crvena Zvezda, e cila duket e tronditur nga thirrjet dhe atmosfera në sallë.

Ndërkohë këtij skandali i kanë dhënë hapësirë edhe disa media serb mes të cilave edhe portali E-novine, i cili e ka pasqyruar lajmin me titull: Parada e urrejtjes në ARENA.

Lajme të ngjashme

Back to top button