Gaza proteston në mbrojtje të Al Aksas

Populli i Gazës, pas namazit të xhumasë, kanë protestuar kundër shkeljeve të drejtave të muslimanëve në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Banorët e Gazës pas namazit të xhumasë, nga pjesët e ndryshme të qytetit kanë organizuar një marshim drejt godinës së parlamentit në këtë qytet. Ata dënuan shkeljen e të drajtave të muslimanëve në Al-Aksa nga ana Izraelitëve dhe kërkuan që bota islame të reagojë në lidhje me këtë problem.

Një nga zyrtarët e Hamasit, Ismail Ridvan, ka thënë se vënia në pikëpyetje e shenjëtërisë së Al-Aksas vë në pikëpyetje besimin e të gjithë njerëzve në këtë rajon. Ridvan ka kërkuar nga presidenti palestinez Mahmud Abbas që këto shkelje ti paraqesë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), dhe institucioneve ligjore ti ndalin shkeljet e të drejtave të muslimanëve në Izrael.

Në majt e fundit në kompleksin në fjalë, ka pasur një numër të madh incidentesh të dhunshme nga kolonët hebrenj, të cilët në të shumtën e rasteve ishin nën shoqërimin e policisë izraelite.

Për muslimanët, Xhamia Al-Aksa është vend i shenjtë i tretë më i rëndësishëm, ndërsa hebrenjtë besojnë se në këtë vend dikur ka pasur dy tempuj hebrenjë. /aa/

Lajme të ngjashme

Back to top button