Dasara, ‘mbesa’ që turpëroi familjen Berisha

Mjaftoi një status i postuar në rrjetin social Facebook, që të ngrinte tërë shqiptarët në këmbë dhe të ulërinin aq sa kishin fuqi ndaj dëshirës së saj për të mbrojtur serbët. Jehona ishte e madhe, ku përtej trojeve shqiptare ajo mund të cilësohej edhe si një heroinë.

Duket se mbesa e ish-kryeministrit Berisha nuk i kishte lënë një shije të mirë ndeshja Serbi-Shqipëri, ndaj e gjeti të udhës të shfrynte tërë mllefin që ndiente dhe të vihej në mbrojtje me palën kundërshtare.

Por kjo nuk i shpëtoi aspak syrit kritik të ndjekësve, të cilët në kohë reale shprehën gjithë mllefin dhe urrejtjen për skuadrën serbe. Beteja duket se ishte e hapur, teksa edhe ajo i kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë.

Në këtë postim të hapur, ku çdokush e kishte të mundur të shprehte mendimin e tij, Dasara kishte vënë edhe një kusht, se jo çdo kritikë ishte e mirëpritur. Teksa nuk po përballonte dot të gjitha ofezat, ajo pa më të voglin problem nisi edhe të fshinte komentet, por si për ironi të fatit, një lum akuzash shtoheshin ndaj saj.

E ndodhur përpara kësaj situate ku fuqia i kishte shteruar, ajo menjëherë e fshin këtë status, e cila më vonë u kthye në një moll sherri sërish mes palëve, Serbi-Shqipëri.

Nuk kaloi shumë që lajmi të bënte jehonë edhe në Serbi. Mediat serbe janë ekzaltuar me deklaratat e saj, e teksa pretendojnë se ajo “ka marrë kërcënime pas kritikave ndaj shqiptarëve”.

Dasara njihet për shpirtin luftarak e shpalosjen e mendimeve pa problem, por vallë çfarë mendimi kanë pasur anëtarët e familjes?

Gjyshi i saj ka reaguar në Facebook duke e quajtur ngjarjen e 14 tetorit si albanofobi, dajë Shkëlzeni i ka quajtur lojtaret “11 heronjtë e flamurit”. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe bukuroshja Armina, e cila ka qënë në mbështetje të shqiptarëve.

“Serbët e shkatarruar nga frika më shumë se kurrë. Bravo Shqipëria ime!”, ka qënë një prej statuseve të Armines. Pas gjithë këtij paniku që krijoi Dasara, pyetja që na shkon ndërmend është: Çfarë e shtyu që të fshinte statusin?

Lajme të ngjashme

Back to top button