QMK: Mos ndizni zjarre në ambient të hapur!

Në vigjile të festës Ilinden dhe fundjavës së vazhduar, kur pritet vizitueshmëri e rritur e vendeve rekreative dhe kampiste, Qendra për menaxhim me kriza apelon deri te qytetarët që të sillen me vëmendje ndaj rrethinës, gjegjësisht të mos hedhin mbeturina, të mos ndezin zjarr, të mos hedhin cigaret, ambalazhin e qelqtë dhe ngjashëm, të cilat mund të shkaktojnë zjarr të përmasave më të gjëra.

Nga QMK-ja i përkujtojnë qytetarët, në qoftë se vërejnë ndonjë vend të dyshimtë në të cilin është i pranishëm zjarr ose tym, menjëherë t’i njoftojnë shërbimet kompetente në institucionet dhe institutet më të afërta ose të paraqiten në numrin telefonik falas 195, si numër për thirrje urgjente e Qendrës për menaxhim me kriza.

Apelojnë deri te popullata që ky numër të mos keqpërdoret për thirrje të rrejshme, të cilat do të shkaktonin pasoja të padëshiruara.

Lajme të ngjashme

Back to top button