Sekuestrohet municion në Bellanocë të Kumanovës

Policia njoftoi se ka bërë sekuestrimin e një pushke automatike dhe municionit në fshatin Bellanocë të Kumanovës.

Sipas njoftimit, policia lokale ka gjetur një pushkë automatike të kalibrit 7.62, dy krehër me plumba për këtë pushkë dhe 13 plumba të një arme tjetër.

Arma dhe municioni ishin gjetur fillimisht nga një banor, në vendin e quajtur “Uji i Kuq” në Bellanocë.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka nisur kërkimet për poseduesin e armës dhe municionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button