Alizoti-Asani: Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqiperisë, prioritet i dy shteteve

Ndërtimi i Koridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Genci Alizoti dhe Irfan Asani pas realizimit të takimit mes tyre në Durrës.

Drejtori i ndërmarrjes Publike hekurudhore Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastrukturore Irfan Asani homologun e tij Alizoti e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin hekurudhat e Maqedonisë dhe Qeveria për fillimin e realizimit dhe ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin.

“Besoj që është koha e nevojshme, e domosdoshme dhe koha e duhur që ne së bashku të kemi një marrëveshje të përbashkët për shkak se na kërkohet edhe nga institucionet financiare të cilat do të financojnë ndërtimin e asaj pjese të mbetur të korridorit keshtu që në ditët në vijim ne do të kemi kontakte në nivel ekspertësh dhe do të bëjmë fuzionimin e përbashkët në ato pika ku do të lidhemi”, tha Asani

Ndërsa Alizoti tha se prej vitesh hekurudha shqiptare nuk ka vëmendjen e qeverisë, shtoi se kjo qasje pritet të ndryshojë dhe se mbetet prioritet lidhja me linjë hekurudhore mes Pogradecit dhe Kërçovës.

“Do të thoja që lidh edhe dy shtete me njëra tjetrën qoftë në aspektin e mallit po edhe në aspektin e pasagjerëve e cila është tepër tepër e rëndësishme. Puna për këtë korridor besoj jeni mirë të informuar ka filluar me kohë nga të dy palët”, tha Alizoti .

Në fund të takimit dy drejtorët e hekurudhuave u zotuan se bashkëpunimi do jetë edhe më i ngushtë në i cili do të rezultojë me formimin e grupeve punuese, marrëveshje e cila pritet të zyrtarizohet gjate vizitës së drejtorit të hekurudhave shqiptare Alizoti në Shkup.

Kjo marrëveshje hapë rrugën të dy ndërmarrjet bashkarisht të aplikojnë me projekte për shfrytëzimin e IPA fondeve .

Lidhja hekurudhore do të mundësojë benefite ekonomike për dy shtetet sepse, Shqipëria fiton mundësi për të lidhur me linjë hekurudhore me Greqinë, ndërsa Maqedonia do ketë mundësi të lidhet me portin e Durrësit, me çka do të lehtësojë transportin e mallrave në këtë port.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button