Serbi-Shqipëri, vendimi përfundimtar i UEFA-s në nëntor

Anëtari i Komisionit Disiplinor të UEFA-s, Rudolf Repka tha se Serbia dhe Shqipëria mund të mos përballen me masa ndëshkimore të rrepta.

Ai në një intervistë për Kurir ka thënë se vendimet përfundimtare për ndeshjen Serbi-Shqipëri do të merren rreth muajit nëntor.

“Mediat shpesh shkruajnë se vendimi do të merret më 23 tetor. Ajo është një periudhë shumë e shkurtër për vepra të tilla të rënda. Të enjten do të vendoset vetëm për fatin e ndeshjes së ndërprerë”, ka deklaruar Repka për Kurir.

“Nuk dua të bëj asnjë spekulim në lidhje me vendimet që do të merren pasi në tavolinë janë disa opsione duke nisur që nga dënimi i fushës deri tek përjashtimi nga kompeticioni. Gjithsesi, nuk besoj se Shqipëria dhe Serbia do të ndëshkohen me dënimin maksimal, atë të përjashtimit nga eleminatoret. Dua të ritheksoj se një opsion i tillë gjithsesi nuk mbetet jashtë vëmendjes tonë” – tha zyrtari i UEFA-s./ Portab

Lajme të ngjashme

Back to top button