Vetura e kryeministri serb përfshihet në aksident trafiku

Aleksandar Vuçiq, ka pësuar një aksident trafiku, por pa pësuar ndonjë lëndim. Aksidenti ka ndodhur kur një veturë, ka goditur atë zyrtare të Vuçiqit, në eskortën që po ecte rrugëve të Beogradit.

Vetura zyrtarë në të cilën ndodhej Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten është goditur nga një veturë tjetër e tipit “Skoda superb”, e cila po ecte me shpejtësi maksimale.

Përkundër këtij aksidenti, Vuçiq ka shpëtuar i pa lënduar, pasi që eskorta e tij, ishte duke lëvizur me shpejtësi të vogël, transmeton lajmi.net.

“Është e saktë, sot një automobil është përplasur me timen. Nuk jam i lënduar dhe ndjehem mirë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button