Soldado bëhet i Tottenhamit

Tottenhami ka konfirmuar blerjen e sulmuesit të Valencias, Roberto Soldadon.
Reprezentuesi spanjoll pritet që këtë javë të bëjë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me klubin nga Londra.

“Jemi të lumtur t`ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Roberto Soldados, që pritet të kalojë testet mjekësore”, kanë shkruar në “Twitter” londinezët.

Sezonin e kaluar Soldado shënoi 30 gola në 46 paraqitje për Valencian dhe në shumicën e ndeshjeve ai luajti i vetëm në sulm.

Lajme të ngjashme

Back to top button