Shteti nuk jep mjete për pajisje ortopedike moderne

Shteti përpiqet të kursejë mjetet në dëm të cilësisë së pajisjeve ortopedike, shtëpitë ortopedike shikojnë fitimin, ndërsa në mesin e tyre gjenden pacientët, fatet e të cilëve janë bërë kolona dhe shifra në kompjuterët e administratës shtetërore.

Me vetë faktin që Dragica është një femër e moshës madhore, sipas Rregullores të Fondit të sigurimit shëndetësor, ajo mund të fitojë një karrocë të re një herë në pesë vjet. Ajo tani ka të drejtë të fitojë një karrocë të re në vitin 2017. Për dallim prej saj, Stefani ka të drejtë të fitojë karrocë një herë në tre vjet. | Foto: Sunçica Stojanovska-Zoksimovska

Sikur të ishte familja Ivanov në gjendje të mirë financiare, ajo do të kishte blerë një bateri për karrocën e fituar në formë donacioni, e cila qëndron në oborr, jashtë përdorimit | Foto: Sunçica Stojanovska-Zoksimovska

Roza Mojsovska: Shteti nuk më dha ndihmën e nevojshme. Këtë karrocë unë e kam fituar në formë donacioni | Foto: Sunçica Stojanovska-Zoksimovska

Për tre vjet me radhë nuk ka kush t’i mbroj të drejtat e të siguruarve të Fondit në Këshillin Drejtues të Fondit të sigurimit shëndetësor | Foto: BIRN

Në vitin 2013 për pajisje ortopedike janë ndarë gjithsej 462 milionë denarë, shifër kjo e cila shënon 15% rritje krahasuar me vitin 2012, por rritja e shumës nuk do të thotë edhe përmirësim të nivelit të cilësisë | Burimi: FSSHM

Numri i pajisjeve ortopedike që mund të gjenden në Rregulloren e Fondit të sigurimit shëndetësor nuk është i vogël, por problemi paraqitet me nevojën e sigurimit të pajisjeve të reja, shkurtimit të afatit të përdorimit të pajisjeve të tanishme ortopedike dhe me nevojën e përdorimit të materialeve më cilësore | Burimi: FSSHM

Velika Labaçevska: Duhet ndryshuar 20 deri në 40 për qind e Rregullores së FSSHM | Foto: Sunçica Stojanovska-Zoksimovska

Në Rregulloren kroate mund të gjenden rreth 2.000 pajisje ortopedike. Në këtë vend për herë të fundit regjistrimi i pajisjeve ortopedike është bërë më 12.08.2014.

Kur u futëm në shtëpinë e familjes Ivanov në Negotinë, nëna Svetlana ishte duke marrë në duar të bijën Dragica, për ta ulur në karrocën me ngjyrë blu, që gjendej në mes të dhomës. Vajza u ul në karrocë pa gjetur rehatinë dhe filloi të qesh, duke qenë e lumtur që deshi të na thotë diçka.

Dragica është një femër e moshës 19 vjeçe, ndërsa vëllai i saj ka vetëm dhjetë vjet. Ato që nga lindja janë të lidhur me krevatin. Të dy vuajnë nga paraliza cerebrale dhe nuk janë në gjendje të çohen ose të lëvizin vetë. Gjatë gjithë ditës kanë nevojë që dikush t’i çojë, ushqejë ose t’i shtrijë për të fjetur.

Me vetë faktin që Dragica është një femër e moshës madhore, sipas Rregullores së Fondit të sigurimit shëndetësor, ajo mund të fitojë një karrocë të re një herë në pesë vjet. Ajo tani ka të drejtë të fitojë një karrocë të re në vitin 2017. Për dallim prej saj, Stefani ka të drejtë të fitojë karrocë një herë në tre vjet. Në rastet e prishjes së karrocave ato kanë të drejtë servisimi. Megjithatë, në rast se karrocat do të bëhen të vogla, që zakonisht ndodh me fëmijët e kësaj moshe, procedura e ndërrimit të tyre me karroca të reja është e komplikuar, qoftë edhe në rastet e sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm. Në shumë raste ndodh që Fondi të refuzojë pacientët. Për këtë arsye ka pacientë të cilët vetë heqin dorë nga karroca.

– Vitin e kaluar karroca ishte e rehatshme. Sivjet Dragica mezi ulet në të. E shtrëngon pjesa e shpatullave. Edhe Stefani është në një moshë kur rritet shpejtë dhe karroca e tij gjithashtu është bërë e vogël. Unë i vendos jastëk nën duar që ai të mos lëndohet me hekurat. Megjithatë, jemi të detyruar t’i përdorim këto karroca sepse karroca të reja nuk mund të fitojmë, thotë Svetlana.

Në rast se familja Ivanov do të ishte në gjendje të mirë financiare, ajo do të kishte blerë karroca të tjera për fëmijët, më saktësisht do të kishte blerë karrocat e vogla elektrike dhe që mund të drejtohen lehtë, të cilat i kanë parë në katalog. Një karrocë kushton 2.500 euro, ndërsa për dy karroca duhen siguruar 5.000 euro. Për këtë familje modeste, në të cilën punon vetëm babai, ndërsa nëna 24 orë kujdeset për fëmijët e sëmurë, kjo shumë është e paimagjinueshme. Sikur të ishte kjo familje në gjendje të mirë financiare, ndoshta do të kishte blerë bateri për karrocën me elektromotor, të cilën në formë donacioni e ka fituar nga ana e Kryqit të Kuq të Negotinës. Kjo karrocë që nga dita e pranimit ri në oborrin e shtëpisë, jashtë përdorimit.

1elektricnata-kolicka-nefunkcionalna

Dy bateritë me të cilat karroca do të vihej në gjendje përdorimi kushtojnë rreth 30.000,00 denarë, “Janë shumë të shtrenjta”, thotë babai Trajçe, duke ngritur shpatullat. E ballafaquar me gjendjen e rëndë, Svetlana i flet me zë të ulët bijës, duke i thënë: „Do fillosh të ecësh vajza ime. Kur do të çohesh mami nuk do të ketë më pse të shqetësohet“.

Përveç karrocave kjo familje përdor edhe këpucë ortopedike për Dragicën. Ajo gjithashtu ballafaqohet me probleme edhe gjatë sigurimit të këpucëve. Deri në vitin e kaluar kishin të drejtë të fitojnë një palë këpucësh në vit. Më saktësisht, nëse dimrit do të merrnin çizme, verës nuk mund të fitonin sandale. Vitin e kaluar Fondi i sigurimit shëndetësor pranoi një pjesë të kërkesave të organizatave civile dhe shoqatave të pacientëve. Me këtë rast, Rregullorja përkatëse pësoi një sërë ndryshimesh, midis të cilave u gjetën edhe dispozitat që rregullonin pajisjen me këpucë ortopedike. Duke filluar nga viti i kaluar, fëmijët deri në moshën shtatë vjeçe kanë të drejtë të fitojnë nga dy palë këpucësh në vit. Fëmijët e moshës 7-18 vjet kanë të drejtë të fitojnë këpucë ortopedike një herë në nëntë muaj.

Valentina, mamaja e Katerinës (21 vjeçe), e cila gjithashtu lëviz me ndihmën e karrocës, pranoi se për të fituar karrocën ajo është dashur të kërkojë lidhje.

– Nëse nuk do të kërkonim ndihmën e personave të caktuar, Kate edhe vitin e ardhshëm do ta kalonte në karrocën e ngushtë. Fëmija filloi të reagojë dhe qajë sepse karroca e vjetër u bë e ngushtë. Përse shteti ka nevojë të na detyrojë të bëjmë veprime të ndryshme kundërligjore për të siguruar pajisjet e nevojshme ortopedike? – thotë Valentina, një nënë nga Velesi.

Roza Mojsovska është lindur me hendikep fizik. Ajo 38 vjet me radhë jeton në Entin “Banja Bansko”, institucioni i vetëm në Maqedoni që strehon personat me invaliditet fizik. Roze është femra më e njohur e Entit. Ajo është një artiste në karrocë, e cila pikturon me gojë. Për karrocën që e përdor ajo thotë se e ka fituar në formë donacioni.

Roze-Mojsovska1

Ajo ka kërkuar që Fondi ta ndryshojë Rregulloren, që secili që ka nevojë të fitojë karrocë elektrike. Ndërkaq, Rregullorja përkatëse parasheh kritere të rrepta për sigurimin e një karroce të tillë. Çmimi i një karroce të tillë është 2.000 euro dhe e njëjta është më e shtrenjtë se karrocat manuale.

– Karrocat për ne janë si këmbët. Me karrocën manuale ne kemi nevojë që dikush të na shtyjë, ндлрса me karrocën elektrike unë mund të lëviz edhe vetë. Unë kam fatin të kem një karrocë të tillë, por mirëmbajtja e saj kushton shtrenjtë, thotë Roza.

Me cilindo person me hendikep të bisedoni, ai do të sqarojë se gjëja që i nevojitet më së shumti është vertikalizatori. Bëhet fjalë për një pajisje që e mban trupin drejtë. Sipas sqarimeve të FSSHM deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë që vertikalizatori të përfshihet në Listën e pajisjeve ortopedike. Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, nuk do të lehtësohen as kriteret e pajisjes së pacientëve me karroca me elektromotorë.

– Në përputhje me nevojat mjekësore të të siguruarve, FSSHM ka paraparë kritere të qarta me të cilat karrocë me elektromotor mund të fitojë çdo person i siguruar që ka nevojë për një të tillë – sqaruan në FSSHM.

Kush i përfaqëson pacientët?

Para tre vitesh ai dha dorëheqje dhe që atëherë në vendin e tij nuk u angazhua askush. Në ueb faqen e FSSHM emri i Koevskit vazhdon të figurojë si përfaqësues i Organizatës së konsumatorëve. Në muajin gusht të këtij viti ne pyetëm qeverinë kur do të caktojë një përfaqësues të ri të personave të siguruar. Ndërkohë, ne nuk fituam një përgjigje, por të njëjtin muaj shërbimet e qeverisë kërkuan nga Organizata e konsumatorëve të propozojë një anëtar në Këshillin Drejtues në FSSHM. Megjithatë, kjo Organizatë deri më sot nuk ka dhënë një propozim konkret.Për tre vjet me radhë nuk ka kush t’i mbrojë të drejtat e personave të siguruar në Këshillin Drejtues të FSSHM. Deri në vitin 2011 një përfaqësues në këtë Këshill kishte Organizata e konsumatorëve. Kjo organizatë kishte angazhuar në kuadër të Këshillit profesorin e Fakultetit Juridik, z.Goran Koevski.

Kriteri – të paguhet çmimi më i lirë  

1P1020373

Fondi harxhon 2% të buxhetit të përgjithshëm për pajisje ortopedike, që do të thotë se gjatë tre viteve të fundit shuma prej 360 milionë denarë në vit është rritur në 450 milionë denarë. Megjithatë, analizat e BIRN tregojnë që shteti kursen mjetet që i ndan për nevojat e përdoruesve të pajisjeve ortopedike sepse rritja e shpenzimeve me automatizëm nuk nënkupton pajisje ortopedike më të reja dhe më moderne.

„Si çmim referent i një pajisjeje ortopedike në vendin referent merret çmimi më i ulët referent i pajisjes ortopedike përkatëse“, është paraparë me nenin 7 të Rregullores së definimit të çmimeve të pajisjeve ortopedike, e datës 27.12.2011.

Sipas një subjekti që merret me biznesin me pajisjet ortopedike, të cilin e konsultoi BIRN, me këtë nen është paraparë detyrimi i shtetit që gjithmonë zgjidhet çmimi më i ulët, i cili nuk mund të ndryshohet. Ndërkaq, krahasimi bëhet me vendet e rajonit, siç janë Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia.

– Nëse në Maqedoni çmimi është më i ulët se çmimet e pajisjes ortopedike përkatëse në vendin referent, pajisja ortopedike përkatëse do të mbajë çmimin e paraparë në Maqedoni. Në rast se në Serbi do të paraqitet një firmë ose individ ose një firmë që ekziston një ose dy vjet, e cila do t’i ofrojë fondit përkatës serb 30 euro për një aparat dëgjimi, Fondi ynë me automatizëm do të pranojë çmimin prej 30 euro për të njëjtin aparat. Ndërkohë, mund të paraqitet edhe një firmë-individ në vendet e rajonit, e cila do të provojë fatin në treg, por e keqja është se çmimi i saj do të mbetet tek neve me vite – thotë bashkëbiseduesi ynë, duke kërkuar anonimitet.

tab12new

Sipas tij, do të ishte më reale që në vend të çmimit më të ulët të një vendi referent të merrej për bazë çmimi mesatar i një pajisjeje konkrete në të gjitha vendet referente.

Problemi me çmimet reflektohet në mënyrë direkte tek personat me invaliditet. Një femër nga Shkupi është e vetmja në Maqedoni që jeton pa dy duar dhe një këmbë. Ajo përdor protezat elektronike për të cilat FSSHM ka paraparë çmime referente prej rreth 12.500 euro për një protezë. Ndërkohë Fondi ka ulur çmimet në rreth 4.800 dhe 5.300 euro për protezat që përdoren për duart. Në këtë kontekst, vetëm materiali i protezave kushton dy herë më shumë. Si rezultat të çmimeve të ulëta, të parapara nga ana e Fondit, firma „Sllavej“ nuk prodhon më një pjesë të këpucëve ortopedike.

Goran Çaloski, drejtori i „Sllavej“, refuzoi të komentojë reflektimin e çmimeve referente të FSSHM mbi biznesin e firmës “Sllavej”.

– Për mendimin tim, problemi më i madh qëndron në faktin se me Rregulloren përkatëse nuk janë veçuar pajisjet ortopedike që prodhohen për nevojat e një individi dhe pajisjet që prodhohen në seri. Shpenzimet janë të pakrahasueshme, por para Fondit kemi një çmim – thotë Çaloski.

Për sa i përket pyetjes sonë lidhur me cilësinë e pajisjeve ortopedike që ofrohen me çmimet referente, përgjigje nuk fituam as nga dy shtëpitë më të mëdha që merren me prodhimin dhe shitjen e pajisjeve ortopedike.

Shtëpitë ortopedike kalkulojnë    

Çmimet e ulëta të pajisjeve që u imponohen shtëpive ortopedike nga ana e Fondit bëjnë që këto shtëpi të punojnë me materiale me cilësi më të ulët për të siguruar fitimin e duhur.FSSHM për momentin ka lidhur kontrata me 31 furnizues për distribuimin e pajisjeve ortopedike dhe pajisjeve të tjera. Secili përdorues ka të drejtë të zgjedh vet subjektin nga i cili do të sigurojë pajisjet e nevojshme ortopedike.

Ndërkaq, me Rregulloren përkatëse për një pjesë të pajisjeve nuk janë paraparë karakteristikat lidhur me materialin me të cilin duhen punuar të njëjtat ose karakteristikat teknike që duhet t’i plotësojnë pajisjet. Për shembull, për frakturat e shtyllës kurrizore ekzistojnë pajisje ortopedike për të cilat bashkëbiseduesit tanë thonë se pengojnë lëvizjen e personave që i përdorin, saqë  krijojnë përshtypjen se individi që përdor pajisjen konkrete gjendet në gjips. Kjo pajisje ortopedike në të gjitha firmat përkatëse mban një çmim. Megjithatë, për të njëjtën nuk janë paraparë karakteristikat, ndërsa shënimi i vetëm që mund të gjendet në të ka të bëj me mënyrën e përdorimit dhe llojin e diagnozës për të cilën është paraparë. Defektet e Rregullores i shfrytëzojnë firmat e përfshira në biznesin përkatës, të cilat varësisht mundësive përdorin materiale më të lira dhe improvizojnë për të pasur një fitim më të mirë.

Firmat që merren me prodhimin dhe shitjen e pajisjeve ortopedike, të cilat i konsultoi BIRN, nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN, por bashkëbiseduesit e përfshirë në biznesin konkret, që kërkuan anonimitet, thonë se janë paraparë rregulla alogjike dhe diskriminuese.

– Nëse përdoruesi është në gjendje të mirë financiare dhe kërkon të paguaj më shumë të holla për një pajisje më cilësore, një gjë e tillë nuk duhet lejuar. Pagesat shtesë sipas rregullativës ligjore janë ndaluar rreptësishtë. Për pagesat shtesë janë paraparë gjoba, ndërsa rezultati i fundit mund të jetë humbja e lejes së punës.

Sipas informatave të siguruara nga ana e BIRN, në vendin tonë për punimin e pajisjeve zakonisht përdoren materialet gjermane, megjithëse firmat që merren me punimin e pajisjeve ortopedike bëjnë përpjekje për të gjetur materiale më të lira. Për shembull, punonjësit e protetikës përgatisin pajisjet e nevojshme për këmbët ose duart e amputuara me ndihmën e materialeve me sfungjer, të cilat janë me një cilësi më të ulët, krahasuar me pajisjet e ngjashme që prodhohen me ndihmën e silikonit.

Docenti Zoran Bozhinovski, specialist-ortoped, thotë për BIRN se pajisjet ortopedike që i fitojnë qytetarët nga ana e shtetit janë funksionale, por të njëjtat janë relativisht të vjetërsuara sepse njësoj si çdo teknikë tjetër, po ashtu edhe pajisjet ortopedike zhvillohen vazhdimisht, duke u përdorur materiale më të lehta dhe më të forta, që ofrojnë komoditet më të madh.

 Pajisjet e reja ortopedike si ofertë mund të gjenden në tregun e Maqedonisë, por të njëjtat kushtojnë më shumë, krahasuar me çmimet e definuara nga ana e FSSH dhe për këtë arsye këto pajisje shiten vetëm nëpër dyqanet private. Duke ditur gjendjen ekonomike të banorëve vendas, të gjithë ne e dimë mirë se pajisjet më moderne janë të pakapshme për personat që kanë nevojë për të njëjtat – thotë për BIRN doktor Bozhinovski.

Primarius doktor Velika Labaçveska, kryetare e Shoqatës së ftiziatërve, me protetikën merret rreth 20 vjet. Sipas saj, numri i pajisjeve ortopedike që janë evidentuar me Rregulloren e Fondit të sigurimit shëndetësor nuk është i ulët, ndërsa problemet lidhur me këtë çështje ka të bëj me nevojën e pranimit të pajisjeve të reja ortopedike, shkurtimin e afatit të përdorimit të një pjese të pajisjeve të tanishme dhe me përdorimin e materialeve të klasës së parë. Sipas vlerësimit të saj, duhet ndryshuar 20 deri në 40 për qind të Rregullores në fuqi të Fondit të sigurimeve shëndetësore.

– Të hollat janë arsyeja kryesore që pengon ndryshimin e Rregullores nga ana e Fondit. Megjithatë, regjistrohet edhe raste kur mjekë të caktuar përshkruajnë pajisjet ortopedike ka pasur nevojë për të njëjtat, raste këto që duhen vërtetuar – thotë Labaçevska.

Jemi mbrapa vendeve referente

Në Rregulloren e indikacioneve lidhur me realizimin e të drejtës së pajisjeve ortopedike dhe pajisjeve të tjera nuk mund të gjenden pajisje të caktuara që në fakt mund të gjenden në vendet referente, me të cilat Fondi i sigurimeve shëndetësore bën krahasime, megjithëse qytetarët vendas kanë nevojë për këto pajisje.

Kroacia dhe Serbia janë dy nga vendet referente që janë zgjedhur nga ana e Fondit të sigurimit shëndetësor dhe për këtë arsye ne bëmë një krahasim me Rregulloret e pajisjeve ortopedike të këtyre vendeve. Rregullorja kroate përmban rreth 2.000 pajisje, ndërsa regjistrimi i fundit i pajisjeve ortopedike të listës përkatëse është bërë më 12.08.2014.

Shteti kroat jo vetëm që paguan paruket e individëve që kanë nevojë për të njëjtat, për dallim nga institucionet vendase, të cilat nuk i mbulojnë këto lloj shpenzimesh, kjo kategori pacientësh ka mundësi për të zgjedhur. Në këtë kontekst, femrat kanë në dispozicion të zgjedhin midis parukeve me qime të shkurtra, tre llojeve të parukeve me qime të gjatë, dy llojeve të parukeve për meshkuj dhe dy llojeve të parukeve për fëmijët. Në vendin tonë, nëse një i sëmurë me kancer ose me një sëmundje tjetër do të mbetet pa flokë dhe do të ketë nevojë për një paruke, ai duhet të blejë paruken vetë. Çmimi i një parukeje në firmat e pajisjeve ortopedike varion nga 3.500 deri në 13.500 denarë. Gjithashtu, në Rregulloren kroate mund të gjenden dyshekë antidekubital dhe jastëkë të këtij lloji, gjunjë hidraulike, bazamente silikoni për protezat dhe shtresa silikoni për plagët. Ndërkaq, në Rregulloren e Serbisë mund të gjenden krevatet spitalore, që jepen për një përdorim dhjetë vjeçar, për nevojat e personave me diagnoza më të rënda dhe ashensorë dhome.

Përpiluesi i rregullores mbahet sekret

Cilët janë personat që vendosin cilat për pajisje ortopedike do të mbulohen nga ana e shtetit dhe cila është shuma që duhet ta paguaj shteti për këto pajisje? Ne për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetje dhe për të vërtetuar informatat e mjekëve, sipas të cilave në kuadër të komisionit që vendos mbi pajisjet ortopedike ndoshta nuk ka ekspertë të fushës përkatëse, e adresuam të njëjtën në Fondin e sigurimit shëndetësor. Megjithatë, insistimet për zbardhjen e përbërjes së komisionit që vendos mbi pajisjet ortopedike mbetën shture, me arsyetimin e Fondit të sigurimit shëndetësor se kemi të bëjmë me një sekret.

– Drejtori i Fondit është ai që formon Komisionin e vërtetimit të çmimeve referente, komision ky në të cilin marrin pjesë tetë anëtarë, punonjës të Fondit. Ky komision funksionon në mbështetje të Rregullores dhe rregullave të tjera ligjore. Për sa i përket përbërjes së Komisionit dhe arsimit të anëtarëve të tij, Ju informojmë se në rastin konkret kemi të bëjmë me një informatë që nuk është me karakter publik – thuhet në përgjigjen e Fondit të sigurimeve shëndetësore. .

Në këtë kontekst, të dhëna jo të plotë lidhur me Komisionin mund të gjenden në buletinin informativ të Fondit të sigurimit shëndetësor, i muajit gusht të këtij viti, në të cilin thuhet se anëtarët e komisioneve mjekësore të Shërbimit rajonal Shkup janë në marrëdhënie të rregullta pune me Institucionin shëndetësor publik Shkup, përveç komisionit të pestë (komisioni i pajisjeve ortopedike), i cili është formuar me punonjës të Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Teksti është përgatitur si pjesë e Projektit për gazetari hulumtuese dhe bashkëpunim mes mediave dhe sektorit qytetar.

-Progam i USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni. – Këtë projekt e implementon BIRN Maqedoni, në bashkëpunim me Qendrën për komunikime qytetareQendrën për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni“ emisionin hulumtues “Kod” dhe gazeta ditore “Koha”.

Lajme të ngjashme

Back to top button