Shokon Vuçiqi: Ende nuk e kam vendosur nëse do ta pres Ramën në Beograd

Në një kohë që kryeministri shqiptar Edi Rama po bën gati valixhet për të udhëtuar javën e ardhëshme drejt Beogradit, vjen një deklaratë “bombë” nga homologu i tij serb që i thotë kryeministrit shqiptar se nuk duhet të nxitohet.

Në një intevistë për agjencinë “Reuters”, kryeministri i Serbisë Aleksanër Vuçiç tha se ende nuk e ka vendosur nëse do ta presë Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Beograd javën e ardhshme. Në këtë intervistë dhënë të premten, kreu i qeverisë serbe dënoi valën e sulmeve ndaj bizneseve në pronësi të shqiptarëve 3 ditë nga ndeshja e futbollit që përfundoi në dhunë në fushë.

Kryeministri Rama tha të enjten se ishte “shumë i vendosur” për të ecur përpara me vizitën e 22 tetorit, e para e një lideri shqiptar që nga ajo e Enver Hoxhës në vitin 1947.

Por kryeministri serb tha se do të vendoste në fundjavë “nëse do të priste miqtë nga Shqipëria apo jo.”

“Ne nuk kemi frikë të bisedojmë, por më duket se dikush nuk ka dëshirë të bisedojë por të nxitë destabilitetin e rajonit” – i tha agjencisë Reutes kryeministri serb.

Përsa u përket thirrjeve raciste në stadium Vuçiç tha se përgjegjësit do të denohen rëndë. Po u bëj thirrje serbëve të mos reagojnë në mënyrë të arsyeshme pasi detyrimi ynë është të demonstrojmë ndryshimin tonë me ta, të tregojmë se jemi më seriozë, më të përgjegjshëm, dhe se respektojmë të drejtat e pakicave dhe te drejtat e njeriut në vend. /lapsi.al/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Aspak nuk eshte shokuese kjo deklaratè. Do te ishte shokuese poqese thoshte Urdhno Rama se po te presè!?

Back to top button