Qeveria e re, Basha: Kamikazë personalë të Ramës, jo shërbim qytetarit

Një ekip eksperimental, jo në shërbim të qytetarit  për përmbushjen e dëshirës së Ramës për të qenë kryeministër e për t’iu përulur atij. Kështu e ka vlerësuar kreu i PD-së, Lulzim Basha kabinetin e ri Rama, prezantuar vetëm një ditë më parë nga Rama.

“Dje qytetarët dëgjuan nga Rama për ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes, e bashkë me emrat e shqiptuar prej tij në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës, ekip eksperimental, me ministra te Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushtetit, sharësit shpifësit kundër vendin në 8 vitet e fundit”- tha Basha.

Sipas tij, në të janë lidhjet nepotike e menaxhues të njohur të ish kryebashkiakut, ekip që mbledh paaftësi mungesë eksperiencë mediokritet dhe reflekse korruptive, duke lënë jashtë vlera e kapacitete serioze.

“Duke përfshirë kamikaz personal ai shkelmoi demokracinë dhe shpiku rregulla të paqenë në funksion të mbajtjes së pushtetit për veten e tij. Pas tërheqjes së cdo premtimi nga zgjedhjet ai vërteton se qeveria nuk mund të jetë vec për të përmbushur endrrën e tij si kryeministër, ky nuk është ekipi që do i shërbejë qytetarit por do i përulet kryetarit. Shumë shpejt pasoja e këtij qëndrimi shpërfillës ndaj interesa do të rëndojnë mbi xhepat dhe tavolinat e tyre. PD është e vendosur që në respekt të demokracisë të përballet fuqishëm e të mbrojë interesat e vendit nga kjo skenë e paralajmëruar e kapjes së pushtetit”- tha Basha./Panorama  

Lajme të ngjashme

Back to top button