Samsung krijon telefonin Facebook

Përpjekja e parë për të krijuar një “telefon Facebook” fillimisht ishte bërë nga HTC, por që nuk pati sukses dhe ishte tërhequr nga tregu vetëm pas dy muajsh. Më pas, edhe ‘Facebook Home’, e cila ishte përpjekja e rrjetit social për krijimin e një ekrani me ndërfaqe të personalizuar në Android, nuk kishte tërhequr vëmendjen e publikut. Megjithatë facebook vazhdon akoma përpjekjet për krijimin e një telefoni të tillë, dhe këtë radhë do të jetë Samsung-u kompania e cila do të krijojë harduerin për facebook-un.

Flitet se Mark Zuckerberg është takuar me zëvendëspresidentin e Samsung-ut, Lee Jay-Yong, në zyrat e kompanisë në Kore dhe që kanë folur mbi “projektet e ardhshme të biznesit”. Kjo nuk është hera e parë që facebook dhe Samsung takohen me njëri tjetrin, kjo në fakt është hera e tretë, dhe flitet se facebook po kërkon për një partner që do të krijojë harduerin e telefonit facebook. Mediat e Koresë së Jugut thonë se mes dy gjigantëve të teknologjisë mund të ketë diçka më shumë, por ende duhet të pritet për një konfirmim të tillë, sepse palët nuk janë prononcuar zyrtarisht rreth kësaj çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button