Borxhi i qeverisë e tejkalon buxhetin vjetor të vendit

Deri në fund të kuartalit të dytë të këtij viti, borxhi i përgjithshëm i qeverisë së vendit ka arritur në 34.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Ministrisë për financa.   

Sipas të dhënave të ministrisë, në karahasim me kuartalin e parë të këtij viti, borxhi është rritur për 13.6 milionë euro.   

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në muajin qershor ka qenë 2 miliardë e 717 milionë euro ose diç më tepër se buxheti shtetëror i këtij viti, që ishte projektuar të jetë 2 miliardë e 690 milionë euro.   

Borxhi i jashtëm i qeverisë është 1.66 miliardë euro, kurse terren të brendshëm qeveria ka borxh prej 1.05 miliardë euro.   

Borxhi i qeverisë për shkak të letrave me vlerë është 944 milionë euro, për dallim nga 905 milionë eurot që i kishte borxh në fundin e kuartalit të parë. /Portal

Lajme të ngjashme

Back to top button