Duric provokon: Nuk iu frikësohemi huliganëve me funksione në Prishtinë e Tiranë!

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Duric, ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës pas incidenteve në ndeshjen e futbollistike Serbi-Shqipëri, janë të papërgjegjshme dhe cinike.

“Në vend se ato deklarata të orientohen kundër valës së kërcënimeve me dhunë dhe me frikësim të organizuar kundër serbëve në Kosovë, ata edhe njëherë dëshmojnë se ka politikanë në strukturat qeverisëse në Prishtinë që nuk e kanë kuptuar mirë ç’do të thotë normalizimi i marrëdhënieve”, ka thënë ai në Leshak të Kosovës, ku u hap Panairi i bujqësisë, njofton B92, transmeton Koha.net.

“Ne nuk iu frikësohemi huliganëve dhe as atyre që zbatojnë frikën e dhunën, e nuk iu frikësohemi as huliganëve që bartin rroba dhe zënë funksione të rëndësishme në Prishtinë, Tiranë apo kudo tjetër”, ka thënë ai

“Në Serbi është një Qeveri e vendosur që nuk është gatshme të vështrojë se si ata që e kanë bërë regjinë e ngjarjeve në ndeshjen Serbi -Shqipëri me deklarata të rrepta e cinike të dërgojnë edhe një mesazh negativ te të gjithë serbët në Kosovë”, ka thënë ai. /Koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button