Krenare edhe Adelina Berisha

Faqet e ndryshme nëpër rrjete sociale që ishin mbushur me mbishkrime patriotike e ndjenjë kënaqësie për ndeshjen mes Shqipërisë e Beogradit i kishte shfrytëzuar edhe këngëtarja e njohur Adelina Berisha e cila në asnjë moment nuk fsheh entuziazmin dhe emocionet e forta që i dha flamuri në mes të Beogradit…

Njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë, Adelina Berisha i është bashkuar festës të përbashkët për ngjarjen në Beograd.

Ajo ka shfrytëzuar faqet e saj zyrtare në rrjete sociale për të treguar se mbështet kombëtaren e mbi të gjitha kishte dhënë pëlqimin e saj për flamurin i cili u valëvit në mes të Beogradit.

E përveç rrjeteve sociale, Adelina edhe në një bisedë për gazetën Tribuna është shprehur shumë e emocionuar. “Jam ende shumë e emocionuar. Djemtë e kombëtares na kanë bërë gjithë shqiptarëve kudo që jemi të ndjehemi krenar. Asnjëherë nuk jam ndjerë më mirë se sa në momentin kur kam dëgjuar himnin, e më vonë kur e pashë edhe flamurin i cili valëvitet në mes të Beogradit”, ka thënë këngëtarja e cila nuk mund të fshehte kënaqësinë që i kishin ofruar djemtë tanë. Ndërkaq Adelina ndër të tjera ka treguar edhe se po punon në risi të cilat shumë shpejt do të jenë në duart e publikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button