Agim Cana: Nuk i trembemi skualifikimit

Në një intervistë për faqen italiane Calciomercato.it, ai flet me krenari për Lorikun.

Agim Cana, i ati dhe njëkohësisht agjenti i kapitenit të kombëtares Lorik Cana, nuk i trembet aspak një skualifikimi të mundshëm nga ana e UEFA-s. Në një intervistë për faqen italiane Calciomercato.it, ai flet me krenari për Lorikun pasi sipas tij, ai ka shfaqur respekt për kombëtaren e vendit të tij.

“Reagimi ishte i duhuri pasi doli në mbrojtje të një shoku nga një kafshë që hyri në fushën e lojës. Loriku është një djalë inteligjent dhe në fund të ndeshjes falënderoi lojtarët serbë. Këta të fundit shfaqën një sjellje të veçantë pasi me Bastan dhe Djordjevic ata janë si vëllezër te Lazio”, thekson Agim Cana që kthehet pas në kohë duke kujtuar mbremjen e tensionuar të Beogradit.

“Për ne ishte një natë dramatike. Bashkëshortja ime u tremb shumë, ashtu si edhe bashkëshortja e Lorikut. Ishte absurd të shikoje në fushë Ivan Bogdanovin pas asaj që ndodhi në Itali. Ku ishte shërbimi i sigurisë i paguar nga Federata Serbe e Futbollit?”.

Për Agimin, fakti që lojtarët arritën të largoheshin të gjallë nga stadiumi është një mrekulli e Zotit. Në fund ai e mbyll intervistën me komentin se është normale që ndeshja nuk rifilloi./sp/

Lajme të ngjashme

Back to top button