Skandaloze: Vetëm një huligan i dënuar pas trazirave në Beograd

Nga gjithë ata huliganë që hynë në stadiumin e Partizanit të Beogradit për t’i sulmuar futbollistët shqiptarë, vetëm një prej tyre është dënuar, duke u gjobitur me të holla.

Huliganët serbë hynë në fushë për t’i sulmuar futbollistët shqiptarë gjatë ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Por, sa do që tingëllon e pabesueshme, është i vërtetë fakti se vetëm një prej tyre është dënuar, dhe atë në formë të gjobës me të holla, raporton portali serb “Alo”.

I famshmi Ivan Bogdanov nuk u mor fare në pyetje pse hyri në fushë në momentet e përleshjes.

Ndërsa, kryetari i gjykatës për kundërvajtje, Milan Marinovic, thotë se në pyetje është procedura e shkurtër, por që policia ka paralajmëruar se do t’i dorëzojë tetë padi.

“Djaloshi që është gjykuar tashmë e ka bërë pagesën. Kur janë në pyetje paditë tjera, të cilat i presim nga policia, shumica prej tyre kanë të bëjnë me mungesën e dokumentacionit personal dhe për posedimit të mjeteve piroteknike”, thotë Marinovic./lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button