U gjetën dy djemtë që humbën në Liqenin e Ohrit

Policia e Liqenit të Ohrit sot në mëngjes, pas kërkimit tetëorësh, i ka gjetur gjallë dhe shëndoshë dy të rinjtë që mbrëmë u humbën në ujrat e Liqenit të Ohrit. Ata u gjetën në afërsi të manastirit Shën Naumi.

Dy të rinjtë e moshës rreth të njëzetave, diku nga ora 20 janë futur në liqen me një varkë gome, por erërat dhe rrymat  e forta të liqenit, i kanë dërguar ata në brendi të liqenit.

Pas paraqitjes së rastit, policia për sigurinë e liqenit ka filluar me kërkimet, dhe i ka gjetur ata sot rreth orës 5 të mëngjesit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button