Në Deve Bair kanë arritur 542 haxhilerë, të tjerët priten gjatë vikendit

Gjithsej 542 udhëtarë, të cilët kthehen nga Haxhi në Arabinë Saudite, ditëve të fundit kanë arritur në vend përmes vendkalimit kufitar Deve Bair, në kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Deri më tani nuk janë vërejtur raste të dyshuara të kolerës, malarjes ose ebolës, informojnë kompetentët.

Pjesa tjetër prej gjithsej 703 haxhilerëve, aq sa duhet të kthehen përmes rrugës tokësore përmes këtij vendkalimi kufitar, siç informon dr. Jadranka Stamenkovska, epidemiologe nga Qendra për shëndet publik nga Kumanova, priten të arrijnë me tre autobusë gjatë fundjavës.

“Të gjithë udhëtarët e arritur deri më tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk janë vërejtur raste të dyshuara të sëmundjeve eventuale të kolerës, malarjes dhe ebolës. Po kryhen kontrolle të parapara dhe udhëtarët janë nën mbikëqyrje shëndetësore të qendrave për shëndet publik”, deklaroi dr. Stamenkovska.

Në Deve Bair edhe më tej mbahen kujdestari prej 24 orëve nga ana e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror dhe Qendra për shëndet publik nga Kumanova dhe në tërësi zbatohen rekomandimet nga Komisioni për sëmundje infektuese. Në vendkalim ka edhe kontejnerë të veçantë ku haxhilerët e hedhin ushqimin dhe ujin, që dezinfektohen në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button