Protestojnë studentët e USHT-së në Shkup (FOTO)

Studentët e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup, janë duke protestuar para objektit aktual të USHT-së.

Portalb, mëson se ata kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë që studentët e tjera të futen brenda. Shkak i protestave është paralajmërimi që disa grupe studimore do të mbyllen në Shkup dhe të njëjtat do të transferohen në Tetovë.

“Mësimi nuk do të zhvillohet sepse ne jemi regjistruar në Shkup dhe tani duan të na dërgojnë në Tetovë. Nuk e dimë se cilat drejtime do të mbyllen, por morëm informacion që pritet të ndodh një gjë e tillë në të ardhmen e afërt”, tha një student për Portalb.

“Tani hapësira ka, pse po na i mbyllin drejtimet, kjo nuk është e drejtë. Nuk kemi mjete financiare që të udhëtojmë apo të jetojmë në Tetovë”, tha një student tjetër.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe po bisedon me studentët se pse kanë bllokuar hyrjen e USHT-së dhe u thonë atyre se nëse nuk largohen do akuzohen për kryerje të veprës penale, mirëpo studentët nuk lëshojnë pe.

Për më shumë informacion qëndroni me Portalb.mk.

student USHT 1

Studentet e USHT

Lajme të ngjashme

Back to top button