5 këshilla karriere për të qenë një femër e suksesshme

Jini fleksibël
Ju nuk mund ta parashikoni asnjëherë si do të shkojë dita. Jini të përgatitura për t’u përshtatur. Përcaktoni dy apo tre gjëra që janë të rëndësishme për ju.  Shpenzoni rreth 70% të resurseve tuaja ditore  për të realizuar këto gjëra dhe 30 % lëreni për ditën tjetër.

Zgjidhni skuadrën e duhur
Njerëzit me të cilët rrethoheni duhet të formojnë skuadrën e duhur: njerëz të përkushtuar dhe kreativë të cilët ju ndihmojnë. Anëtarët më të mirë të stafit në përgjithësi janë vetë-iniciatorë të cilët kanë nevojë vetëm për një drejtim të vogël dhe më pas mund të mendojnë përtej kornizave.

Bëni një pushim
Është më mirë të ndaloni, nëse diçka nuk po shkon siç duhet. Nëse ndiheni e bllokuar…., qetësohuni, shkoni në shtëpi dhe bëni diçka krejtësisht ndryshe. Ndonjëherë ju vetëm duhet të thoni: “Çdo vonesë ndodh për një arsye të duhur.”

Injoroni pesimistët
Negativiteti, veçanërisht në fillim të diçkaje është sfidues…….ju jeni humanë. Duhet të jeni e fortë dhe e vendosur.

Vlerësoni shanset
Shumë gra shpesh nuk ndjekin ëndrrat e tyre pë shkak të frikës. Ju duhet të vendosni të “hidheni” dhe ose do të notoni, ose do të mbyteni. Braktiseni qoshen tuaj të rehatisë. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button