Për 10 vjet, nga vendi në mënyrë të paligjshme kanë rrjedhur 4,6 miliard dollarë

Hulumtimi i Institutit Amerikan “Adriatik” i cili analizon rrjedhjen e parave të “pista” në Ballkan  ka treguar se  nga viti 2001 deri në vitin 2010, Maqedonia, nga kriminalitetit, korrupsioni dhe evazionit fiskal i politikanëve dhe personave zyrtarë, ka humbur 4,6 miliard dollarë. Kjo shifër është e barabartë me 44 përqindëshin e prodhimit të brendshëm bruto të vitit 2011, transmeton Faktor, deklaratën e përfaqësueses së këtij Instituti,  Natasha Srdoç, dhënë “Zërit të Amerikës”

 Shuma  e përgjithshme  e parave të rrjedha nga Ballkani arrin vlerën e 116,6 miliard dollarëve.

Nëpërmjet formave të ndryshme të kriminalitetit, korrupsionit dhe mitos ilegalisht rrjedhin para në banka të ndryshme. Duhet të ndërmerret diç në këtë drejtim. Shifrat janë shokuese. Kjo situatë nënkupton më pak para për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, pensionet. Investitoret me qëëlime të mira e anashkalojnë rajonin, sepse e dinë që atje nuk sundon shteti i së drejtës, gjykatat janë të pavarura dhe nuk është e garantuar prona”,  ka pohuar Natasha Srdoç.

Sipas saj, ky problem ndikon në tkurrjen e rezervave devizore, ndikon në rritjen e inflacionit dhe rënien e investimeve në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button