Avokatët shpresojnë në përvojën e Gjykatës së Apelit për rastin “Monstra”

Pala mbrojtëse si dhe familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra”, bëjnë të ditur se ndjehen optimist sa i përket ankesës e cila do t’i dorëzohet Gjykatës së Apelit gjatë javës që vjen.

Avokati mbrojtës Naser Raufi, tha për Portalb se në Gjykatën themeloret do të shqyrtohet aktvendimi qesharak dhe shpreson që të vihet re mungesa e madhe e fakteve në të.

“Në gjykatën e Apelit gjykatësit janë më përvojë pune dhe më të aftë, andaj shpresoj që do të shohin aktvendimin si qesharak, për shkak se në të nuk paraqitet asnjë provë kundër të akuzuarve dhe ato që shkruhen në të janë gjëra qesharake dhe të pabaza”, tha për Portalb, Raufi.

Ai shtoi se koha derisa Apeli cakton seancë për të sjell vendimin zgjat pesë, gjashtë madje edhe shtatë muaj, varësisht prej ankesave që janë paraqitur në këtë gjykatë.

Pasi e pranon ankesën, Gjykata e Apelit e dërgon lëndën për mendim tek Prokuroria e lartë, dhe pasi caktohet gjykatësi i lëndës caktohet edhe seance ku sillet vendimi

Familjarët shqetësohen për zgjatjen e procedurave, për arsye se të akuzuarit po qëndrojnë në kushte të mjerueshme në burgjet e Prilepit dhe Manastirit.

Të brugosurit mbesin pa bukë

Familjari Bedri Ajdari, tha për Portalb se gjatë vizitës  autoritete e burgut të Manastirit nuk lejuan që të burgosurve për rastin “Monstra” tu jepet më shumë se 5 kilogram Ushqim.

Ai duke pritur që të hiqet ky vendim, ngeli pa hyrë në vizitë dhe familjarët e tij ngelen pa ushqim. “Nuk e di se si do ja bëjnë. Avokati i popullit më tha që do sjell dikë që të ndalojë këtë diskriminim, por ai person nuk erdhi dhe koha e vizitës përfundoi. Nuk e di si do ja bëjnë familjarët, do hanë ushqimin e burgut të cilën nuk e hanë as kafshët. Ata as nuk janë njoftuar se çfarë po ndodh, pse nuk u realizua vizita, pse nuk u kemi sjellë ushqim”, tha për Portalb, Ajdari.

Lajme të ngjashme

Back to top button