Tirana zyrtare: Serbia të kthejë mbrapsht deklaratat fyese, mos bini pre e provokimeve (Video)

Tirana zyrtare reagon fort: I kërkon Serbisë të kthejë mbrapsht të gjithë deklaratat fyese. Gjithashtu i bëhet thirrje shqiptarëve në rajon të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Këto deklarata u bënë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati sot nga foltorja e Kuvendit ku para deputetëve raportoi për ngjarjet në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit, ku u luajt ndeshja Serbi-Shqipëri.

Ministri i Jashtëm thotë se autoritetet serbe duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën por edhe për mosrespektim të simboleve kombëtare, si dhe të nisin hetime:

“Eshtë e papranueshme përdhosja e simboleve. Presim distancim të autorieteve serbe të të gjitha akteve të provokimit dhe dhunës që shoqëruan stadiumin në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare.”/ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button