Shqiptarit në Vojvodinë i djegin furrën e bukës (Video)

Persona të panjohur kanë djegur furrën e bukës (ne foto) në pronësi të një shqiptari në Sombor të Vojvodinës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur një orë pas mesnatës së 15 tetorit, një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi që u zhvillua në Beograd.

Mediat serbe shkruajnë se furra është djegur me shishe molotovi.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë sulm i tillë. Herën e parë furra e bukës “Dy vëllezërit” është djegur kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha. Autoritet lokale kanë dënuar këtë ngjarje dhe policia po punon për të indetifikuar autorët./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button