Reali e bleu Bale për 120 milion euro

Gazeta sportive spanjolle, “AS” për herë ka qenë e mirinformuar me rrjedhat në Real Madrid, sot në mëngjes ajo ka raportuar detaje të reja në lidhje me marrëveshjen e arritur për kalimin e Gareth Bale te klubi mbretëror.
Ata raportojnë se Tottenham në emër të dëmshpërblimit do të fitojë hiq më pak se 120 milion euro. Me qëllim që të arrihet marrëveshja me mesfushorin uellsian është angazhuar edhe vet trajneri, Carlo Ancelotti.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy edhe këtë herë është dëshmuar si negociator i vështirë. Marrëveshja nënkupton se Bale nuk do të largohet deri sa Spurs nuk sigurojnë zëvendësimin për të.
Ekipi anglez kërkon Roberto Soldadon nga Valencia, por Sky raportoi se nuk është në shitje.

“AS” po ashtu tha se me një pjesë të parave do të blihet edhe sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez. “Daily Mail” raportoi se Spurs mund të sjellin Paulinhon nga Corinthians, por edhe Alvaro Morata nga Madridi do të shkojë në Londër.
Sidoqoftë, dëshira e drejtorit sportiv të realit, Zinedinë Zidane dhe trajnerit, Carlo Ancelotti u plotësua që Bale të luaj për Realin.

Lajme të ngjashme

Back to top button