Policia serbe lejoi tifozët të hyjnë në fushë. Shikoni pamjet (Video)

Video e publikuar mëngjesin e sotëm nga prestigjozja, “Washington Post” tregon shumë qartë momentet e tensionit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri të zhvilluar mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd.

Në video duket shumë qartë iritimi i tifozëve serbë gjatë kohës që flamuri valvitej, por edhe ekzaltimi i tyre në momentin që Mitrovic ka kapur në ajër flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Oranews.

Në video duket gjithashtu shumë qartë se si tifozët-ultras serb kanë kaluar rrjetat duke hyrë në fushë, pa u trazuar e pa u ndjekur nga rojet e sigurimit, por edhe nga forcat speciale të policisë

Fillimisht një e nga një e më pas me grupe, tifozë ultras serb, janë lejuar të futen në mes të fushës për të dhunuar futbollistët e kombëtares shqiptare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button