Gjenden në gjendje të mirë shëndetësore dy të rinjtë që humbën në Liqenin e Ohrit

Policia e Ohrit ka arritur t’i gjejë  sot herët në mëngjes, dy të rinjtë, të moshës 18, përkatësisht 19 vjeç, gjurmët e të cilëve kishin humbur që mbrëmë rreth orës 20 kur ata kishin hipur në një barkë për të shëtitur në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Zhdukjen e tyre   ishte lajmëruar në polici,  menjëherë pasi atyre u janë humbur gjurmët në liqe, por policia ka arritur t’i gjejë të rinjtë, në gjendje të mirë shëndetësore, në afërsi të Shën Naumit, vetëm në orët e para të mëngjesit.

Policia ka njoftuar se patrulla e saj ka hasur në vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të errësirës së natës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button