I frikshëm Bayerni i Pep Guardiolas

Pas fitores së Manchester City përballë Milan në ndeshjen hapëse të Audi Cup 2013, vjen edhe fitorja e vendasve të Bayern Munchen. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 2:0 brazilianët e Sao Paulo në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Të dy golat për bavarezët erdhën në pjesën e dytë ku në te 55-ën zhbllokoi rezultatin kroati Mario Manxhukiç dhe në minutën e 89 i riu Mitchell Weiser dyfishoi rezultatin duke përfituar nga goditja e shtyllës që bëri Xherdan Shaqiri.

Sot do të luhet finalja në mes të Manchester City dhe Bayern Munchen. Çka vlen të theksohet është penalltia e humbur nga portieri Rogerio Ceni, i cili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, pasi goditi vetëm shtyllën.

Lajme të ngjashme

Back to top button