5 vjet burg për maqedonasin që vrau shqiptarin

Maqedonasi, Dobre Dimçevski, 60 vjeç nga fshati Xhidimirc në Veles,  u dënua me 5 vjet burg,  pse ka vrarë një shqiptarë, 55 vjeçarin Shukri Ramadanit. Ky i fundit me makinën e tij në mars të 2009 e kishte goditur në rrugë padashje qenin e maqedonasit. Dhe ky aksident që ka ndodhur pa qëllim, ka bërë që vrasësi Dobre të ndalojë Shukriun dhe pas një mosmarrëveshje verbale ta vrasë atë me thikë.

Ngjarja ka pasur një ecuri të zvarritur përmes gjyqeve dhe se nga viti 2009, me këtë vendim gjyqësor, Dobre mund të jetë i lirë, pasi që ai ka qenë në arrest shtëpiak gjatë periudhës hetimore. Ai në rastin e parë ishte dënuar me shtatë vite, dhe në procesin e fundit janë shqiptuar pesë vite.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars 2009, kur Shukri Ramadani nga Shkupi po udhëtonte drejt këtij fshati për të vizituar punëtorët e tij që po ndërtonin një fermë në fshat. Ai paprimtas në rrugë godet me makinë qenin, që ishte në pronësi të Dobre Dimçevskit.

Ky i fundit i irituar nga rasti, ka shkuar dhe ka takuar viktimën, që pas një debati, e ka therrë me thikë, duke e lënë të vdekur. Ky dënim duhet të nxis debat në Ministrinë e Drejtësisë dhe të ngritet si çështje debati, për shkak të një vendimi minimal për një vrasës.

Lajme të ngjashme

Back to top button