Serbët e pranojnë, 0:3 në favor të Shqipërisë

Edhe mediat serbe e kanë pranuar se ndeshje Serbi-Shqipëri do të regjistrohet me rezultat zyrtarë 0:3, në të mirë të ekipit kuqezi.
UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore pas skenave tronditës gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, derisa vendimin për këtë takim do ta jap më së largu me 23 tetor.

Por, mediat serbe e kanë pranuar se ndeshje Serbi-Shqipëri do të regjistrohet me rezultat zyrtarë 0:3, në të mirë të ekipit kuqezi.

“Është pothuajse e sigurt se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtarë 3:0”, ka shkruar gazeta serbe “Kurir”.

Por, përveç humbjes në tavolinë ekipi serbë pritet të marrë edhe dënime tjera. Serbët pritet të marrin si dënim që të mos të luajnë në terren të tyre ose të luajnë pa shikues në vazhdim të eliminatoreve për “Euro 2016” dhe gjithashtu pritet të marrin edhe gjoba në të holla.

Lajme të ngjashme

Back to top button