Të burgosurve për rastin “Monstra” nuk u lejohet më shumë se 5 kilogram ushqim

Gjatë vizitës së sotme në burgun e Manastirit, familjarët e të burgosurve për rastin  “Monstra”, kanë hasur në rregulla të reja sa i përket dërgimit të ushqimit për të burgosurit. Para dyerve të burgut është nxjerr një matës dhe nuk lejohet që të jepen më shumë se 5 kilogram ushqim për të burgosurit.

Njëri prej familjarëve dhe kryetari i këshillit iniciativë për protestat, Bedri Ajdari, thotë për Portalb se gjatë vizitës së sotme autoritete e burgut të Manastirit nuk lejuan që të burgosurve për rastin “Monstra” tu jepet më shumë se 5 kilogram Ushqim.

“Jemi të shqetësuar për këtë masë dhe nuk e dimë se kjo rregull aplikohet për të gjith edhe në burgjet tjera apo bëhet fjalë vetëm për të burgosurit e rastit Monstra. Do të ankohemi të Avokati I Popullit dhe Ministria e Drejtësisë”, thotë për Portalb Bedri Ajdari.

Ai thotë se kjo nuk ka qenë më parë dhe se autoritete e burgut u kanë thene së kjo rregull për të mos lejuar më shumë ushqim se 5 kilogram vlen nga sot, 15 tetorë, pikërisht në ditën kur lejohen vizitat për familjarët e të burgosurve të Monstrës.

“Duke pasur parasysh kushtet e burgut dhe atë se njëherë në dy javë lejohen vizitat, kjo sasi e ushqimit prej 5 kilogramëve është e pamjaftueshme”, thotë Bedri Ajdari.

Portalb tentoi që të marrë prononcimin e  autoriteteve të burgut të Manastirit, por deri më tani nuk i janë përgjigjur thirrjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button