(VIDEO) Bekim Balaj: Presioni gjatë lojës ishte i lartë, dëgjonim vetëm thirrje ‘vdekje shqiptarëve’

Shkodrani Bekim Bala qe nje nate me pare ishte protagonist i ndeshjes Serbi – Shqiperi. Ai thote se kombetarja kuq e zi i beri shqiptarët te ndihen krenare. Nuk ishte reagim i mire ai i grisjes flamurit shqiptar dhe ne nderhym.

Bala tregon situaten e perjetuar ne stadiumin e Partizanit te Beogradit. Balaj është shprehur se gjatë gjithë lojës ka pasur një presion të lartë nga ana e serbëve, madje ata kanë dëgjuar vetëm   thirrje “ Vdekje Shqiptarëve”, transmeton Oranews.

“Shkuam në Serbi me përqëndrim maksimal për të fituar një ndeshje dhe për të bërë krenarë shqiptarët ndoshta me një fitore. Por rrjedha që mori ndeshja…, gjithësesi menduam se i bëmë krenarë shqiptarët. Momenti që e ulën flamurin menduam që do ja dorëzonin arbitrave dhe loja do të vazhdonte normalisht, por me irritimin e turmës dhe futbollistët nuk reaguan mirë, dhe ne si shqiptarë e kishim për detyrë të reagonim. Presioni ishte i lartë që në momentin që hymë në stadium, thirrjet ishin pafund vetëm; “vdekje shqiptarëve, vdekje shqiptarëve”. Në fillim të vret ajo atmosphere se nuk jemi mësuar të luajmë në një admosferë të tillë, por me kalimin e minutave na dhënë më shumë fuqi për ndeshjen.”

I pyetur për sulmin e tij më karrike, Bala i buzëqeshur thotë se nuk ishte asgjë.

“Godtija me karrige nuk ishte asgjë, në ato momente ngrita dorën dhe nuk më kapi në kokë. Normalisht ishte momenti i ashpër, nga rrumuja nuk dihej nga të vinte goditja, por mendoj se të gjithë u kthyem mirë, ndoshta me pasoja të vogal për disa lojtarë, por u kthyem mirë dhe me kokën lart.”

Futbollisti kombetarës tregon momentet se djemtë kuq e zi u goditën edhe nga policia serbe.

“Kemi kaluar shumë orë në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie, pasi pritën largimin e tifozëve nga stadium dhe aty afër, pastaj dhe kontrolli që u bë pasi dyshohej ai helikopteri i vogël me flamurin ishte sajuar nga futbollistët apo nga stafi ynë.Në momentin e hyrjes në tunel ka pasur goditje nga të gjithë, nga policë, nga të gjithë që ishin aty. Po sapo hynë në tunel, hymë në dhomat e zhveshjes dhe gjithçka mbaroj.”

Në fund ai komenton helikopterin, qe sipas Balës mund të ketë ardhur si surprize nga Plisat.

“Ishte diçka e goditur, pas gjitha atyre thirrjeve kundra nesh, kur e pamë atë flamur të gjithë u ndjemë krenar. Por në momentin që e morën flamurin situata ndryshoi. Mesa kemi dëgjuar mund të jetë lëshuar nga plisat, edhe përpara ndeshjes dëgjuam të thuhej se dështuam të hyjmë në stadium, por kemi surprizë të madhe për të gjithë”, tha Bala.

Lajme të ngjashme

Back to top button