Blatter dënon dhunën në Beograd

Pas ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të grupit I të eliminatoreve për Euro 2016, ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Numri një i futbollit botëror ka dënuar dhunën që solli ndërprerjen e ndeshjes, pas sulmit të tifozëve serbë në drejtim të futbollistëve kuqezi.

“Futbolli asnjëherë nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Dënoj fuqishëm atë që ndodhi në Beograd”, ka shkruar Blatter në profilin në rrjetin social Twitter.

Komenti i Blatter në Twitter
Komenti i Blatter në Twitter

Lajme të ngjashme

Back to top button