UNDP interesohet për realizimin e projektit për arsimimin dhe trajnimin e të burgosurve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e UNDP-së në Republikën e Maqedoni, Luiza Vinton.

Në këtë takim u potencua bashkëpunimi i deritanishëm i Republikës së Maqedonisë me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në sferën e arsimit, në theks të veçantë projektet me interes të përbashkët. Gjithashtu, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në realizimin e projektit për arsimimin dhe trajnimin e personave që vuajnë dënim me burg nëpër burgje e vendit.

Në takim bashkëbiseduesit folën edhe për përgatitjen e Strategjisë për veprim dhe mbështetje zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë me afat deri në vitin 2020, për çka, ministri Ademi konfirmoi pjesëmarrjen në definimin e prioriteteve në sferën e arsimit, por edhe kontribut aktiv ndaj proceseve globale të lidhura me qëllimet zhvillimore që janë pjesë e agjendës së KB-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button