Renova e Drita fitojnë, eliminohen Shkupi e Gostivari

Ndeshjet e 1/8 të Kupës së Maqedonisë në futboll kanë kaluar nën hijen e përballjes Serbi – Shqipëri për kualifikim në Euro 2016.

Skuadra e Shkupit ka pësuar disfatë nga Teteksi në Tetovë dhe kështu i ka thënë lamtumirë garave në kuadër të Kupës, pas disfatës me rezultat minimal 1:0. Ndeshja e parë në Çair ishte mbyllur me barazim 1:1, ndërsa përkundër paralajmërimeve për fitore ekipi shkupjan nuk arriti të kalojë këtë pengesë. Fati i takimit u vendos që në minutën e dytë, kur Martin Hristov shënoi golin e vetëm të takimit. Shkupi tentoi të barazojë, për të çuar të paktën ndeshjen në penalti, por edhe përkundër shumë rasteve për shënim, ata nuk arritën të tundin rrjetin e Teteksit.

Skuadra e Dritës së Bogovinës, vetëm pas penaltive ka shënuar fitore 3:1 duke e eliminuar Pobeda Juniorin, pasi pjesa e rregullt u mbyll 1:1, njëjtë si takimi i parë në Prilep.

Bregallnica dhe Horizon Turnova nuk arritën të shënojnë gol as pas 180 minutave lojë, ndërsa ekipi nga Strumica kalon më tej pas egzekutimit më të mirë të penaltive, pranë rezultatit 3:4. Befasi sjell Euromilku që eliminoi anëtarin e Ligës së Parë, Sileksin. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, Euromilkut i mjaftoi të luajë pa gola për të ecur më tej. Napredoku është mundur 1:4 nga Kozhufi, me këta të fundit që shkojnë në çerekfinale pranë rezultatit të përgjithshëm 6:1, ndërsa Renova mundi 1:0 Gostivarin në duelin që ishte vendosur që në takimin e parë, kur xhepçishasit fituan 4:1. Më 21 tetor do të zhvillohet takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Pelisterit, ndërsa një ditë më vonë Vardari pret Shkëndijën.

Rezultatet e 1/8 së finales së Kupës:

Teteksi-Shkupi 1:0,

Drita-Pobeda J. 1:1 (3:1 pen.)

Bregallnica-Horizont T. 0:0 (3:4 pen.)

Euromilku-Sileksi 0:0,

Napredoku-Kozhufi 1:4,

Renova-Gostivari 1:0,

Rabotniçki-Pelisteri (21:10.2014)

Vardari-Shkëndija (22.10.2014)

Lajme të ngjashme

Back to top button