Vlorë, mbytet një djalë 19-vjeçar në zonën e plazhit të ri

Një 19-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në zonën e plazhit të ri në Vlorë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 19-vjeçari është nxjerrë nga uji nga qytetarë që po bënin plazh në atë zonë dhe është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. 

Sipas policisë, viktima është identifikuar si Marjus Xhelili. Paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë mbytur pasi është tërhequr në thellësi nga rrymat e detit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button