Gostivar, rinovohet shkolla “Bashkimi”

Në Gostivar filloi sot rinovimi i shkollës fillore “Bashkimi” të këtij qyteti, e cila prej kohësh përballet me kushte të vështira për mësim. Projekti në fjalë që është donacion i Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, parashikohet të realizohet në dy faza. Rinovimi pritet të përfundojë në shtator, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Vlera e fazës së parë të projektit i kalon 100 mijë eurot. Për 1700 nxënësit e shkollës fillore “Bashkimi” të Gostivarit, viti i ri shkollor do të filloje me dyer dhe dritare të ndërruara si dhe çati të re. 

“Sot pata nderin ta kem në vizitë zëvendës Ministrin Neziri dhe bashkë kemi dalë për t’i parë punët në terren se si janë duke u zhvilluar të cilat besoj që deri në fillimin e vitit të ri shkollor do jenë gati. E njoftova zëvendësministrin edhe me aktivitetet e mia si kryetar komune që kam vizituar të gjitha shkollat në qytet dhe prej një shtatorit do vizitoj edhe shkollat tjera nëpër fshatrat më të mëdha që i kemi”, tha Nevzat Bejta kryetar i komunës së Gostivarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button