Masa të rrepta të sigurisë në Beograd

Policisë serbe i ka dalë punë shumë e madhe për ta organizuar ndeshjen ndaj Shqipërisë, edhe pse tifozët shqiptarë nuk kanë udhëtuar me ekipin kuq e zi.

Ndeshja e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë konsiderohet e rrezikut të lartë, andaj shteti serb ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë, për ta parandaluar ndonjë ekses të mundshëm, i cili pastaj mund t’i kushtojë shtrenjtë nga UEFA.

Numri i policisëve në Beograd është shtuar në masë të madhe, raportojnë mediet serbe, të cilat theksojnë se siguria në kryeqytetin serb, në ditën e lojës, do të jetë ndoshta si asnjëherë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button