Vendimet e para për shlyerje e borxheve priten nga fundi i muajit

Vendimet e para për shlyerje të njëanshme të borxheve priten nga fundi i muajit, në javën e fundit të muajit tetor, kumtoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot para fillimit të Panairit të parë për punësim, Spasov tha se në konkludim me ditën e djeshme janë parashtruar 41.817 kërkesa për shlyerjen e borxheve.

“Mund të arrijnë ndërkohë edhe kërkesa të tjera të dërguara përmes postës, por ky është numri përfundimtar, i konfirmuar dje deri në orën 18 deri kur ishte afati i fundit për dhënien e kërkesës për shlyerje të borxheve”, theksoi Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button