Besimi: Nuk jemi shembulli më i mirë në rajon

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në seancën e përbashkët të Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Çështje Evropiane dhe atij për Politikë të jashtme deklaroi se raporti i KE-sw është dokument që në formë reale paraqet situatën, por edhe udhërrëfyes se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen”.

“Është e natyrshme që gjithnjë të synojmë të jemi më të mirët, të jemi të parët, të jemi të suksesshëm. Por kësaj radhe duhet të pranojmë se nuk jemi shembulli më i mirë në rajon. Besoj se e tillë ka qenë qasja edhe e KE-së kësaj radhe duke besuar se Maqedonia mundet edhe me mirë”, theksoi Besimi.

Dialogu politik është një ndër sfidat më serioze duke shtuar se edhe debati rreth Raportit do të ishte më i fuqishëm nëse deputetët e opozitës do të ishin në Kuvendin republikan.

“Ky debat i sotëm do të ishte gjithsesi edhe më i fuqishëm nëse në këtë sallë do të kishim përfaqësues të opozitës së RM-së. Fillimisht shfrytëzoj rastin që të përshëndes  vendimin e PDSH-së që të kthehen në Parlament dhe të zhvillojnë debatin demokratik këtu në parlament. Të njëjtën do kisha dëshiruar që ta bëjë edhe Partia Social-demokrate në RM. Me qëllim që të dëshmojmë që Maqedonia ka kapacitete demokratike. Ashtu sic shkruhet në Raport kur bëhet fjalë për nivelin e harmonizimit dhe plotësimin e kritereve të Kopenhagës”, deklaroi Besimi.

Sipas tij Maqedonia nuk duhet të shpërqendrohet nga agjenda evropiane, por në mënyrë të hapur me qasje inkluzive të hapërojë drejt reformave për ta avancuar pozicionin e RM drejt BE-së.

Edhe euroambasadori Aivo Orav vlerëson se deri në dhjetor ka mjaftë kohë për të përmirësuar dialogun politik.

Ndërkaq, kryesuesi me seancën e përbashkët, Ilija Dimovski u përpoq që fajin për qorrsokakun t’ia hedh kryesisht opozitës, e cila sipas tij ka dëshiruar që Maqedonisë t’i merret rekomandimi. Dimovski nuk kurseu as institucionet e BE-së, duke i quajtur si bashkëfajtorë që Maqedonia ka hyrë në qorrsokak.

Lajme të ngjashme

Back to top button