Hapet panairi për punësim, qeveria e propagandon si një mundësi për të papunët

Të paktën 20.000 persona pritet ta vizitojnë Panairin e parë të sotëm për punësim, në të cilin marrin pjesë 86 kompani nga të gjitha sektorët dhe veprimtaritë.

Sipas organizatorëve, juristë, ekonomistë, dhe elektroinxhinjerë, janë profesionet më të kërkuar. “Panairi është vetëm një segment nga programi qeveritar për uljen e papunësisë, i cili dha rezultate evidente. Ngjarjet e tilla në bashkëveprim me politikat tjera të Qeverisë për uljen e papunësisë do të vazhdojnë të japin efekte pozitive dhe numër gjithnjë e më të madh, posaçërisht njerëz të rinj, si dhe personave të cilët gjatë kohë janë të papunë, do të arrijnë të gjejnë vend pune”, deklaroi zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski para fillimit të manifestimit.

“Të papunët dhe të rinjtë sot do të kenë mundësi drejtpërdrejtë përmes takimeve të drejtpërdrejta me punëdhënësit, më lehtë dhe më shpejtë të arrijnë deri te informata e vërtetë për vende të lira pune. nevojën për kualifikim, rikualifikimi dhe njohuri”, theksoi Spasov, duke nënvizuar se në suaza të Panairit do të mbahen edhe forume për punëdhënës dhe për të rinjtë në të cilat do të prezantohen politikat dhe masat aktive qeveritare për punësim.

Ministri e thekson edhe rëndësinë e tregut elektronik të punës – ueb portalin e ri të Agjencisë për punësim, i cili me kompjuter i lidh ofertën dhe kërkesën e fuqisë së punës, i integron të gjitha shpalljet e hapura në vend, mundëson të papunët të krijojnë profil personal me biografinë e nevojshme.

“Të gjitha kompanitë prezentë në Panair kanë nevojë për fuqi pune. Ato do t’i hapin dyert e tyre, do të thonë gjithçka që ju duhet, çfarë kuadri, cilat janë planet e tyre të ardhshme, t’i bashkojmë kërkuesit e punës dhe fuqinë e punës. Dhe në shtatë panairet e ardhshme një numër i madh njerëzish do ta gjejnë ekzistencën e tyre dhe do të mund të punësohen në një nga kompanitë prezente në panair”, theksoi drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Poposki.

Panairin për punësim e organizon Agjencia për punësim në bashkëpunim me UNDP dhe USAID. Pas tij, siç paralajmëruan Peshevski dhe Spasov, do të mbahen edhe shtatë, në disa qytete nëpër Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button