Rasti “Monstra” mund të zgjatet, avokatët do të shtrojnë ankesat tek Gjykata e Apelit

Të hënën e ardhshme pala mbrojtëse do të bëj ankesat tek Gjykata e Apelit ku dhe do të kërkojë që të  hidhet poshtë vendimi i Gjykatës së shkallës së parë dhe të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, shkruan.

“Nuk do të presim datën e fundit. Të hënën do ti paraqesim ankesat tek Gjykata e Apelit ku dhe do të kërkojmë që të hidhet poshtë vendimi i Gjykatës Themelore Shkup 1, pasi nuk ka asnjë provë mbi të cilën të akuzuarit dënohen me burg të përjetshëm”, tha për “Lajm”, Naser Raufi njëri nga avokatët e të akuzuarve. Ai beson tek pavarësia e Apelit dhe shpreson se kjo gjykatë do të sjell vendim të drejtë.

Por sipas procedurës koha derisa Apeli cakton seancë për të sjell vendimin zgjat pesë, gjashtë madje edhe shtatë muaj, varësisht prej ankesave që janë paraqitur në këtë gjykatë.

Pasi e pranon ankesën, Gjykata e Apelit e dërgon lëndën për mendim tek Prokuroria e lartë, dhe pasi caktohet gjykatësi i lëndës caktohet edhe seance ku sillet vendimi.

Gjykata e Apelit mundet ta hedhë poshtë vendimin e  gjykatë së shkallës së parë, ta pranojë atë, ose ta kthejë lëndën në procedurë nga fillim, siç ka ndodh në të shumtën e rasteve.

Më 30 qershor të këtij viti Gjykata Themelore Shkup 1 dënoi me burg të përjetshëm për veprën terrorizëm Alil Demirin, Vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën. Ata akuzohen se më 12 prill të vitit 2012 kanë vrarë 5 maqedonas në afërsi të liqenit Smillkovcë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button