Liqeni Ohër-Prespë tashmë nën mbrojtjen e UNESCO-s

UNESCO miratoi statusin Liqeni Ohër–Prespë, Rezervë Ndërkufitare Biosferë. Përmes këtij statusi do të sigurohet ruajtja e balancës midis zhvillimit të këtij rajoni dhe mbrojtja e resurseve natyrore.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili theksoi vlerat e mëdha të vendit tonë dhe kërkoi mbështetjen e UNESCO-s për promovimin e kësaj pasurie në mbarë botën.

Zona “Rezervë Ndërkufitare Biosferë” përfshin pjesën Shqiptare dhe Maqedonase të basenit të Ohrit, pjesën e Prespës së Madhe Shqipëri – Maqedoni si dhe pjesën shqiptare të Prespës së Vogël, si dhe zonën malore si kontribues të furnizimit me ujë të liqenit.

Liqenet e Ohrit dhe Prespës janë konsideruar si thesaret biologjike të Ballkanit pasi të dy liqenet janë njohur si pika të nxehta të diversitetit biologjik për shkak të specieve endemike që gjenden vetëm në këto ekosisteme.

Lajme të ngjashme

Back to top button