Mustafi e Bajrami përforcimet e para te Shkëndija

Më në fund është bërë realitet kërkesa e tifo grupit “Ballistët” dhe kryesisë aktuale të KF Shkëndija Tetovë, pasi që me një video mesazh ka ardhur PO-ja e shumë pritur nga kompania ndërkombëtare “Ecolog”, përmes presidentit të saj z.Lazim Destani.

Tani kur e gjithë kjo punë ka marrë fund, sigurisht se priten dhe lëvizjet e para të ndodhin në klub, duke filluar që të vijnë dhe përforcimet e para të klubit, pasi kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri te fillimi i sezonit të ri futbollistik 2013/14.

Në mesin e të parëve që pritet të rikthehet në Shkëndijës sigurisht se do të jetë Nebi Mustafi, ndërsa një përgjigje nga “Ecolog” e kishte pritur edhe Muharrem Bajrami i cili kishte zhvilluar bisedimet me “Ballistët” dhe marrëveshja mes tyre ka qenë se nëse “Ecolog” thotë PO, atëherë ai do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi.

Ka dhe emra të tjerë që mundë të bashkohen me Shkëndijën, por fillimisht futbollistët Mustafi dhe Bajrami janë më afër që të veshin fanellën kuqezi, që do të mbajë dhe logon e sponsorit të ri “Ecolog”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button