Bardhi, ky Messi shqiptar (Video)

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll U-21 ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Polonisë 2:1 në duelin e luajtur në stadiumin “Arena Filipi II” në Shkup. Trajneri Bllagoja Milevski në njëmbëdhjetëshen e parë kishte tre futbollistë shqiptarë, Besir Demirin e Shkupit, Enis Bardhin e Ujpesit dhe Valmir Nafiun e Hamburgut, të cilët së bashku me Babunskin ishin bartës të lojës së Maqedonisë.

Për reprezentacionin e Maqedonisë i pari kishte shënuan Babunski nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas në skenë kishte dalë Enis Bardhi i cili edhe një herë ka dëshmuar se është futbollist i klasit të lartë.
Në këtë ndeshje ka debutuar në pankinë si ndihmës trajner edhe Agim Sopi.

Trajnerë dhe punonjës sportiv në tribuna
Trajnerë dhe punonjës sportiv në tribuna, Beqiri, Ademi, Mustafi dhe Ramadani (në këmbë)

Në tribunat e stadiumit kishte numër të madh të tifozëve shqiptar të cilët u dhanë përkrahje të madhe futbollsitëve. Gjithashtu në këtë ndeshje u inkuadruan edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Mustafi dhe Imeri, ndërsa nuk u aktivizua Jasir Asani.

Përkrahja për Enis Bardhin
Përkrahja për Enis Bardhin nga familjarë dhe futbollistët e FC Shkupi, Arifi, Seferi dhe Çajani

Këtë ndeshje nga afër e kanë përcjellë edhe nënkryetari i FFM Muhamed Sejdini, trajneri i FC Shkupi Zekirija Ramadani, drejtori sportiv i FC Shkupi Visar Ganiu, trajneri i KF Vëllazërimi Nexhat Shabani, në Nebi Mustafi, Festim Ademi dhe Jeton Beqiringa Shkëndija e shumë futbollistë dhe punëtorë sportiv të tjerë. / Portalb / (Foto:Ekipa.mk dhe Sportmedia.mk)

Lajme të ngjashme

Back to top button